Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 30 Prill, 2024 08:29

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë.

Ditën e mërkurë do të ketë izolim, ndërsa të enjten në disa vende do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 30 Prill, 2024 08:29