Shkuan për ta arrestuar një të dënuar, vriten katër policë dhe plagosen katër të tjerë në Karolinë të SHBA-së

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 09:18

Shkuan për ta arrestuar një të dënuar, vriten katër policë dhe plagosen katër të tjerë në Karolinë të SHBA-së

Katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Charlotte, Karolina e Veriut. I vdekur ka mbetur edhe autori, njoftoi policia lokale.

Johnny Jennings, kreu i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, tha se tre oficerë policie ishin anëtarë të task-forcës amerikane dhe i katërti ishte Joshua Eyer, i cili shërbeu në forcën e policisë për gjashtë vjet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Sot është një ditë tragjike për qytetin e Charlotte dhe për policinë. Ne humbëm heronj që donin vetëm të mbronin komunitetin tonë”,  tha Jennings.

Policët u vranë teksa po shkonin për të kryer një urdhër arresti për një kriminel të dënuar, raporton CNN.

Ata arritën në shtëpinë ku ishte i dyshuari, kur ai filloi të qëllonte mbi ta, tha Jennings. Ata iu përgjigjën të shtënave dhe i dyshuari u vra në oborr.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 09:18