Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 09:30

Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit.

Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit si dhe liderët politikë.

Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim.

U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur.

Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007.

Pas kësaj ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës në disa legjislatura, ku ishte edhe një nga nëshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Prill, 2024 09:30