Të gjithë sytë të Mbappe në Euro 2024. Kompanitë e basteve: Golashënuesi më i mirë
Kampionati Europian i Gjermanisë do të jetë një vitrinë e mirë për të gjithë futbollistët që do të marrin pjesë, veçanërisht për sulmuesit. Por kush do të jetë ai që do të shënojë më shumë gola? Hamendësimet e tifozëve janë biznesi i kompanive të basteve që tashmë kanë publikuar edhe koeficientet. Nisur nga garat ndërkombëtare paraardhëse, kualifikuese Europiani dhe Botërori, si dhe finalet përkatëse, ndeshjet në Ligën e Kombeve, por edhe sfidat miqësore, golashënuesi më i mirë deri tani është francezi Kylian Mbappe. Me aftësitë e tij, 25-vjeçari mund të jetë sërish lojtari më i vlefshëm për kombëtaren e Francës, me 46 gola të shënuar në 77 ndeshje për përfaqësuesen. Lojtari i PSG dhe që pritet të firmosë për Real Madrid kuotohet me koeficientin 6 për të fituar trofeun e Këpucës së Artë të Euro 2024.
Harry Kane ka luajtur më shumë ndeshje për Anglinë dhe ka shënuar më shumë gola dhe për faktin se mesatarja e tij është më e ulët, anglezi renditet në vendin e dytë. Mirëpo ai po përjeton një sezon fantastik personalisht në Gjermani dhe shihet si pika e referimit për kombëtaren e Gareth Southgate. 6.5 është koeficienti i tij.
Cristiano Ronaldo ka dyfishin e kuotës në krahasim me Kane, por tashmë dihet se portugezi do të bëjë gjithçka pasi me siguri ky është Europiani i fundit për të. 39-vjeçari do të synojë të vendosë rekorde të tjerë personalë, që do të kthehen në të pathyeshëm për brezat e ardhshëm.
Vit i shkëlqyer është edhe për Jude Bellingham, i cili gjithsesi është i ri dhe me Kombëtaren e Anglisë duhet të tregohet i vlefshëm. Vetëm për shkak të eksperiencës me 29 ndeshje ndërkombëtare, Belligham kuotohet me koeficientin 1.5. Pas tij për të plotësuar 5-shen e favoritëve është Olivier Giroud.