Dora Bakoyanis mbron Kosovën, ndërsa serbët e sulmojnë: Turp që nuk mund të justifikohet

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:20

Dora Bakoyanis mbron Kosovën, ndërsa serbët e sulmojnë: Turp që nuk mund të justifikohet

Hartuesja e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Dora Bakoyanis, ka folur për punën e saj duke thënë se iu kushtua vetëm të drejtave të njeriut.

Diplomatja greke shtoi se asnjë vendi tjetër kandidat për t’u bërë anëtar, nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë kaq shumë reforma, sa Kosovës.

Nga ana tjetër Bakoyanis nuk i kurseu kritikat për Serbinë, për të cilën thotë se pavarësisht dashurisë që ka për popullin serb, vendi po shkon gjithnjë e më larg perspektivës europiane.

Por qëndrimet e i bakoyanis nxitën një seri sulmesh nga serbia.

Ministri i jashtëm serb është shprehur se mbështetja e dora bakoyanis për kosovën është një turp që nuk mund të justifikohet./Vizionplus.tv/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:20