Dortmundi shkëlqen në 45 minutat e parë përballë PSG-së së shpërqendruar

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:08

Dortmundi shkëlqen në 45 minutat e parë përballë PSG-së së shpërqendruar

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dortmundit dhe Paris Saint-Germain që po zhvillohet në kuadër të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi, por që me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol.

Ndeshja nisi e barabartë, me dy skuadrat që kishin shanse të shënonin më herët.

Por, Dortmundi nuk u dorëzua dhe luftoi për çdo top, ndërsa shënuan golin e epërsisë në minutën e 36-të.

Ishte Niclas Fullkrug që shënoi për 1-0 me një asistim të Nico Schlotterbeck, që e shërbeu në mënyrë perfekte.

Në miutën e 44-të, Marcel Sabitzer dështoii të shënonte nga afërsia, por edhe Donnarumma bëri një pritje bravoroze.

Në këta 45 minutat e parë u pa një angazhim i madh i lojtarëve të Dortmundit, që nuk u dorëzuan për asnjë moment. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:08