Gashi: MPB nuk duhet të heshtë – përpjekja për të frikësuar votuesit cenon demokracinë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:05

Gashi: MPB nuk duhet të heshtë – përpjekja për të frikësuar votuesit cenon demokracinë

Deklarat e plotë e Afrim Gashit, partner i koalicionit VLEN:

Jemi dy ditë pas një deklarate publike të kryetarit të VMRO-së ku potencoi që ka fakte se grupe të armatosura janë prezente në vendbanime të ndryshme të shtetit tonë dhe akuzoi BDI-në e Ali Ahmetin për një gjë të tillë.

Ende asnjë reagim nga nga organet e rendit.Për fjalën e akuzën publike kemi përgjegjësi edhe ligjore.

Ne i bëjmë thirrje MPB që të marrë masa dhe të identifikojë dhe neutralizojë këto grupe. Në të kundërtën kjo na dërgon tek supozimi se e gjithë situata është një përpjekje e koordinuar për të ndjellur frikë tek votuesit, duke krijuar diskursin se mund të ndodhin konflikte ditën e zgjedhjeve.

Si politikanë duhet të jemi garantues të një ambienti të sigurtë e procesi demokratik. Ndryshimi është çështje ditësh dhe nuk ka taktikë që e ndalë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 1 Maj, 2024 22:05