Ademi për opozitën shqiptare: Mickoski i demanton, por qartazi shihet se i preferon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:16

Ademi për opozitën shqiptare: Mickoski i demanton, por qartazi shihet se i preferon

Arbër Ademi nga Fronti Europian komentoi deklarata e fundit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili përkundër opozitës shqiptare, tha se nuk ka biseduar me VLEN për ndarje resorësh për qeverinë e ardhshme. Ademi tha se edhe përkundër përgënjeshtrimeve, Mickoski shihet qartë se e preferon opozitën shqiptare.

“Dëshirojnë si standard në politikë ta vendosin papërgjegjshmërinë absolute për fjalën e thënë dhe veprimin e bërë. Janë pa kredibilitet dhe sigurisht që njërën do ta thonë në mëngjese do të del Mickoski dhe do t’i demantojë, edhe pse qartazi shihet se i preferon”, deklaroi Ademi.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:16