Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:37

Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

E Enjtja ishte Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimeve dhe Google dëshiron të njoftojë përdoruesit e ditët e fjalëkalimeve janë të numëruara.

Passkey janë dy çelësa kriptografikë, një çelës publik i cili është i regjistruar tek shërbimi online ose aplikacioni, dhe një çelës privat i cili ruhet në pajisje, një smartfon apo kompjuter.

Mund të duket e komplikuar, por passkeys janë dizajnuar për të qenë të lehtë të përdoren. Në fakt për tu kyçur me passkey, mjafton të përdorni fytyrën, shenjën e gishtit apo një PIN siç keni vepruar me smartfonin tuaj.

Përmes një postimi në blog, zëvendës presidenti i inxhinierisë së sigurisë pranë Google Heather Adkins njoftoi se që kur Google lançoi passkeys në 2022, më shumë se 400 milionë llogari Google janë siguruar me passkey.

Kolektivisht 1 përdoruesit janë kyçur 1 miliardë herë me passkey duke demonstruar kështu një adoptim në rritje të funksionalitetit të ri të sigurisë.

Sipas Google përdoruesit e passkey kyçen 50 përqind më shpejtë sesa ato me fjalëkalime duke rritur kështu jo vetëm sigurinë por edhe efikasitetin e procesit të verifikimit.

/PCWorld Albanian

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media