Kinë, pusi natyral me 600 metra thellësi
Pusi më i thellë natyral në botë raportohet se gjendet në Penxhinë, Kinën Qendrore. Fenomeni i mahnitshëm që nuk ka shumë shpjegime zyrtare të dokumentuara, është krejtësisht natyral dhe arrin në më shumë se 600 metra thellësi, ndërsa gjerësia e tij është 537 metra. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e studiuesve që kanë qenë aty, është lulëzimi shpërthyes i botës së gjallë brenda tij.
Masa e madhe e pusit e bën të duket si një vrimë e shembur, nga më të mëdhatë në botë. Por në të strehohen rreth 1,300 specie bimësh dhe kafshësh të egra, që bredhin në pyjet nëntokësore te hendekut. Mes kafshëve më të famshme të kësaj zonë është ajo që njihet si “pantera e vesës” për të cilën vendasit thonë se njihet që në kohët e lashta.