Një semestër te ekonomiku i “Shën Kirillit” kushton 80 mijë denarë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 19:45

Një semestër te ekonomiku i “Shën Kirillit” kushton 80 mijë denarë

Forumi për Ndryshime Arsimore realizon një hulumtim në kuadër të “Shportës Studentore të Studentëve të Fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Mjekësisë”, me pikësynim kryesor krijimin e një pasqyre të qartë të shpenzimeve të studentëve, në mënyrë që në të ardhmen institucionet që krijojnë politika financiare të ndërgjegjësohen më shumë ndaj të rinjëve.

Hulumtimi tregon se për shpenzimet mesatare gjatë një semestri, studentët e Fakultetit Ekonomik në UKIM paguajnë 81.335 denarë ose 1.317 euro, ndërsa studentët e Fakultetit Filologjik në UKIM paguajnë 72.618 denarë ose 1.176 euro. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tetovë, për një semestër shpenzojnë  69.850 denarë ose 1.131 euro.

Hulumtimi tregon se studentët me vetëfinancim të Fakultetit Ekonomik paguajnë 12.321 denarë për një semestër dhe 2.150 denarë për shpenzime të tjera . Ata po ashtu ndanë edhe të dhënat për kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semester, të cilat janë si në vazhdim:

Për literaturë:  3.520 denarë

Për materiale harxhuese:   1.400 denarë

Për transport: 9.348 denarë

Për banim: 26.400 denarë

Për ushqim: 12.650 denarë

Për rekreacion: 14.202 denarë.

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semestër: 81.335 denarë (1.317 euro)

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një vit akademik: 162.670 denarë (2.634 euro)

Deri në përfundimin e studimeve universitare një student I ekonomikut harxhon  650.680 denarë (10.535 euro)

Ndërkaq,  Studentët e Fakultetit Filologjik të UKIM, të cilët, me vetëfinancim paguajnë 12.321 denarë për një semestër dhe 1.250 denarë për shpenzime të tjera . Në ndërkohë, kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semestër janë si më poshtë:

Për literaturë: 2.012 denarë

Për materiale harxhuese: 760 denarë

Për transport: 10.340 denarë

Për banim: 21.875 denarë

Për ushqim: 12.958 denarë

Për rekreacion: 11.758 denarë.

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semestër: 72.618 denarë (1.176 euro)

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një vit akademik: 145,236 denarë (2,352 euro)

Deri në përfundimin e studimeve universitare një student I filologjikut harxhon  580.944 denarë (9.406 euro)

Theksojnë që sipas hulumtimit, Studentët e vetëfinancuar të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës paguajnë 12.321 denarë për një semestër dhe 750 denarë për shpenzime të tjera . Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semester vijojnë:

Për literaturë: 6.579 denarë

Për materiale harxhuese: 2.476 denarë

Për transport: 6.541 denarë

Për banim: 14.809 denarë

Për ushqim: 15.589 denarë

Për rekreacion: 11.360 denarë.

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një semestër: 69.850 denarë (1.131 euro)

Kostot mesatare për çdo student veç e veç për një vit akademik: 139.700 denarë (2.262 euro)

Deri në përfundimin e studimeve universitare një student I mjekësisë së Tetovës harxhon  698.500 denarë (11.309 euro)

Analiza e kostos, siç njoftuan nga forumi për ndryshime arsimore, është bërë përmes intervistave me studentë të fakulteteve përkatëse.  Në kuadër të hulumtimit, për më tepër, është realizuar edhe një anketë online me 185 persona në total për perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve për çmimet për studentët.

Kështu, 85.4% e të anketuarve janë shprehur se çmimet e produkteve bazë ushqimore janë të shtrenjta, ndërsa 80% janë shprehur se çmimet nuk janë të pranueshme për studentët. 81,1% e të anketuarve thanë se nuk mjafton ndihma e institucioneve shtetërore për studentët dhe 83,8% mendojnë se studentët nuk mund të përballojnë shpenzimet mujore pa qenë të punësuar.

Forumi për Ndryshime Arsimore rekomandon  që të gjithë studentët të kenë arsim publik falas, të digjitalizohen shërbimet administrative, të rritet shuma e bursave shtetërore dhe të zgjerohet lista e fakulteteve me bursat më të larta, të zgjerohet lista për kategoritë e studentëve që përfitojnë bursë shtetërore, si dhe zgjerimi i listës të kategorive të studentëve që përjashtohen nga pjesëmarrja./SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 19:45