Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 19:39

Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit

Për shkak të festave të majit dhe pashkëve, shumica e qytetareve kanë kombinuar ditët e punës me ditët e lira dhe kanë fituar fundjavë të zgjatur, dhe pikërisht për këtë arsye rrugët  e Shkupit edhe sot ishin te zbrazura.

E përderisa shumë qytetarë kanë zgjedhur të shkojnë jashtë vendit për këto festa, turistët e huaj kishin pushtuar Çarshinë e Shkupit.

“Njerëzit janë shumë të mirë dhe natyra është e mirë, është qetë dhe jeta është e ngadaltë jo shumë e shpejtë, si është jeta në Francë, jeta është e shpejtë? Po, shumë. Jemi këtu për 10 ditë dhe sot kthehemi prapë”, tha një vizitor.

“Jemi duke udhëtuar nëpër Ballkan dhe është vërtet mirë të shohësh gjëra dhe vërtet na pëlqen dhe do të jemi këtu për dy ditë… na pëlqen kultura, njerëzit dhe që të mësojmë më shumë për shtetin tuaj dhe historinë, sepse ka histori interesante. Jam nga Suedia, kemi informata për shtetin por gjithmonë është e mirë të dish më shumë”, u shpreh një vizitor tjetër.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm më 30 prill dhe 1 maj, në piken kufitare Bogorodicë kanë dalë mbi 7,000 qytetarë të vendit ndërsa nga ky numër nga këto dy ditë janë kthyer rreth 2500 qytetarë.

Raporti nga MPB:

Më 30.04.2024, nga pika kufitare “Bogorodicë” kanë dalë 3.367 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë hyrë 1.092 shtetas të vendit.

Më 1 maj 2024, nga pika kufitare “Bogorodicë” kanë dalë 4.463 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë hyrë 1.552 shtetas të vendit.

Më 30.04.2024, nga pika kufitare e Mexhitlisë kanë dalë 1.161 shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa kanë hyrë 744 shtetas të vendit.

Më 1 maj 2024, nga pika kufitare e Mexhitlisë kanë dalë 1.511 shtetas të Maqedonisë së Veriut ndërsa kanë hyrë 784 shtetas të vendit.

Përveç këtyre dy pikave kufitare edhe në tjerat pika dalja e qytetarëve tanë ka qenë e ngjashme, ndërsa përveç ditëve tjera të majit edhe 8 maji është ditë jo pune për qytetaret tanë për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare./ Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Maj, 2024 19:39