Mickoski dhe Taravari shtrëngojnë duart / Zejdi dhe Hoxha: Tendencë e VMRO-së për të siguruar censusin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Maj, 2024 19:39 Përditësuar

Mickoski dhe Taravari shtrëngojnë duart / Zejdi dhe Hoxha: Tendencë e VMRO-së për të siguruar censusin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vizitoi shtabin qendror të VLEN-it në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Fillimisht u publikua një foto e Mickoskit duke dalë nga shtabi, e më pas doli edhe fotografia në të cilën Taravari dhe Mickoski shtrëngojnë duart.

TV21 pyeti VLEN-nin dhe VMRO DPMNE-në se çfarë u bisedua në këtë takim dhe a kishte ndonjë marrëveshje? Nga atje me përgjigje:

“Është caktuar agjenda për bashkëqeverisje, kryesisht synimi për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thanë nga VLEN-i.

“Është e vërtet që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka pasur takim me Arben Taravarin pasditen e sotme, dhe është biseduar për parimet mbi mundësinë për koalicionim të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Takimin Mickoski-Taravari e komentuan edhe përfaqësuesit e Frontit Europian, Skender Rexhepi dhe Arjanit Hoxha në Click Plus.

“Unë këtë fotografi e lexoj vetëm me një mesazh. Tendenca e VMRO-së për të siguruar censusin nëpërmjet përkrahjes që do të merr nga VLENI për kandidatin për president tyrin. Gjithsesi ata do të duhet të dalin në press konferencë, sepse çdo fotografi çdo takim duhet ta arsyetoje edhe arsyen e takimit”, tha Rexhepi nga Lëvizja Populli.

“Momentin kur nuk ke mandate deputetësh, kur je 2-3 ditë para zgjedhjeve dhe dihet se qeverisjen e përbëjnë deputetët, e vetmja formë që mund ta arsyetojë publikimin e kësaj fotografie është në raste se përfaqësuesit e VLENIT kanë vendosur që të mbështesin kandidatin për president të VMRO DPMNE-së”, tha Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Europiane.

Ndryshe Mickoski disa herë në paraqitjet e tij e ka theksuar se partner të preferuar për në Qeveri e ka koalicionin VLEN.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Maj, 2024 19:39 Përditësuar