Manchester United pëson humbje turpëruese nga Crystal Palace

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 08:44

Manchester United pëson humbje turpëruese nga Crystal Palace

Manchester United ka pësuar humbje turpëruese ndaj Crystal Palace, për të minimizuar edhe më shumë shanset për kualifikim në një garë evropiane.

Skuadra e Erik ten Hag u mposht në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së 36-të në Premierligë.

“Shqiponjat” triumfuan me rezultatin e thellë 4:0.


Michael Olise, në minutat 12 dhe 66 , Jean Philippe Mateta në të 40-të dhe Tyrick Mitchel në të 58-tën shënuan golat e fitores për vendasit.

Crystal Palace pas kësaj fitore ka 43 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë.

“Djajtë e Kuq”, mbeten në kuotën e 54 pikëve duke u renditur në pozitën e tetë.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 08:44