Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 8 Maj, 2024 08:50

Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike

Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe fshatin Bozovcë.

“Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po mundohet rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Ai tha se nëse pajisjet biometrike nuk rregullohen, procesi zgjedhor do të vazhdohet me metodën klasike.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 8 Maj, 2024 08:50