Ageler uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 19:07

Ageler uron qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka uruar presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin synimet e këtij vendi për prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik.

“Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Urime të gjithë atyre qytetarëve që realizuan dje të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 19:07