BDI me 10 deputetë, ASH 4, PDSH 2, turqit 2 dhe Zejdi deputet

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 22:36

BDI me 10 deputetë, ASH 4, PDSH 2, turqit 2 dhe Zejdi deputet

BDI e Ali Ahmetit është partia me më shumë deputet në koalicionin Frpnti Evropian. BDI-në do ta përfaqësojnë 10 deputetë: Blerim Bexheti, Ilir Hasani, Sadulla Duraku, Dijana Toska, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jaoski, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi dhe Rina Ajdari.

Në ndërkohë, e dyta parti që ka përfituar është Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela, Elmi Aziri, Ilire Dauri dhe Ilir Demiri, shkruan gazeta KOHA.

Pason PDSH me 2 deputetë – Menduh Thaçi dhe Fatmire Isaku, ndërkohë që Lëvizja Populli e ka nxjerrë vetëm 1 deputet – kryetarin e partisë, Skender Rexhepi.

Në ndërkohë, komuniteti turk përfaqësohet me dy deputetë: Bejxhan Ilijas dhe Sali Murat. (koha.mk)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 9 Maj, 2024 22:36