Gjithsej 22 raste të reja të kollës së keqe nga data 26 prill deri më 2 maj
Gjithsej 22 raste të reja të kollës së mirë janë raportuar në vend nga data 26 prill deri më 2 maj. Shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 15, pastaj në kuadër të epidemisë në Kumanovë – dy, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Prilep – dy, Kërçovë – një dhe dy rastet e para në Krushevë. Nga 22 rastet e reja, katër janë shtruar në spital, njoftojnë nga Instituti i Shëndet Publik (ISHP) në raportin e fundit publikuar pasditen e sotme.
![](https://mia.mk/articles/images/%D0%B2%D0%BA%D1%83%D0%BF%D0%BD%D0%BE538%D1%81%D0%BB%D1%83%D1%87%D0%B0%D0%B8%D0%BD%D0%B0%D0%B3%D0%BE%D0%BB%D0%B5%D0%BC%D0%B0%D0%BA%D0%B0%D1%88%D0%BB%D0%B8%D1%86%D0%B0%D0%B4%D0%BE2%D0%BC%D0%B0%D1%98%D1%80%D0%B5%D0%B3%D0%B8%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8%D1%80%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D0%BF%D1%80%D0%B2%D0%B8%D1%82%D0%B5%D0%BE%D0%B4%D0%BA%D1%8025tO9/PXmEPxj0k/large.webp?use_watermark=0)
Deri më 2 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 538 raste të kollës së mirë. Kjo paraqet rritje të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin në periudhën e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.
Nga të prekurit, janë hospitalizuar 77 persona, prej të cilëve 63 nën moshën katër vjet. Numri më i madh i rasteve – 53 ose 68.8 për qind, janë hospitalizuar në KU për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuar, 70 kanë dalë nga spitali. Në mesatare, të sëmurët janë hospitalizuar për nëntë ditë në spital.
![](https://mia.mk/articles/images/%D0%B2%D0%BA%D1%83%D0%BF%D0%BD%D0%BE538%D1%81%D0%BB%D1%83%D1%87%D0%B0%D0%B8%D0%BD%D0%B0%D0%B3%D0%BE%D0%BB%D0%B5%D0%BC%D0%B0%D0%BA%D0%B0%D1%88%D0%BB%D0%B8%D1%86%D0%B0%D0%B4%D0%BE2%D0%BC%D0%B0%D1%98%D1%80%D0%B5%D0%B3%D0%B8%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8%D1%80%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D0%BF%D1%80%D0%B2%D0%B8%D1%82%D0%B5%D0%BE%D0%B4%D0%BA%D1%804C3WF/BH4DDg0Bd/large.webp?use_watermark=0)
Prej 18 janar deri më 30 prill, janë dhënë gjithsej 44.737 doza të vaksinave që përmbajnë komponentë kundër kollës së mirë.
Gjatë javës së 18 nga viti 2024 – nga 29 prill deri me 5 maj, në vend janë evidentuar 52 raste të raportimeve në grup për ata që vuajnë nga gripi apo sëmundje të ngjashme me gripin. Deri në javën e 18-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 61.826 persona janë vaksinuar me një vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.