Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 11:01

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj

Pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual, i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.

Seancën për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.
Në takimin me gazetarët në fund të marsit, Mitreski njoftoi se ky do të jetë një nga aktivitetet e fundit të përbërjes së vjetër të Kuvendit, para konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Nëse inaugurimi i presidentes së re bëhet më 12 maj, ajo duhet t’i jep mandatin partisë që fiton zgjedhjet për formimin e qeverisë. Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura. Presidenti ushtron të drejtat dhe detyrat e tij në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve dhe zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të menjëhershme, me votim të fshehtë, me mandat pesë vjeçar.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 11:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.