Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 10:58

Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve

Mandati i përbërjes së re kuvendore që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjehdur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar.

Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Kuvendin e përbëjnë nga 120 deri 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti i përfaqëson qytetarët dhe në Kuvend vendosë sipas bindjeve të veta.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër të deputetëve apo një afat prej 60 ditëve nga dita e shpalljes në Kuvend.

Deputetët në Kuvend zgjidhen për katër vite. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi. Mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës apo të gjendjes së jashtëzakonshme.

Me ligj konfirmohet papajtueshmëria dhe mospërshtatja e funksionit të deputetit në Kuvend me ushtrimin e funksioneve apo profesioneve të tjera publike. Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. 

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 10:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.