Roma prish gjithçka vetë, autogoli i Mancinit, rikthen në finale Leverkusenin
Luhet në “Bay Arena” ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Leverkusenit dhe Romës, ndërkohë që takimi I pare është mbyllur me shifrat 0-2 në favor të gjermanëve.
Bayer Leverkusen dhe Roma do të ndajnë se cila do të shkojë në finale e madhe të Eupa League në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes tyre. Takimi i parë në Romë u mbyll me fitoren e skuadrës së Xabi Alonsos me shifrat 0-2 duke sjellë një lloj sigurie për këtë ndeshje kthimi.
Ndërkohë në 45 minutat e para ka qenë skuaddra gjermane ajo e cila ka zhvilluar pjesën më të madhe të këtyre minutave në gjysmëfushën e Italianëve, por janë verdhekuqt e De Rosita ta që zhbllokojnë takimim. Në minutën e 43-të Paredes shndërron në gol një penallti duke e mbyllur pjesën e pare në avantazh.
Pjesa e dytë nis sërish me vrrullin e vendasve, por Roma ka më shumë besim dher merr më tepër përsipër për t’i ndëshkuar gjermanët. Dhe ndonjë e njëjta histori, një prekje me dorë pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në minutën e 64 dhe më pas penalltia e dytë e shndërruar në gol nga Paredes.
Ndërkohë që po vetë Roma prish vetë gjithçka, Mancini sapo merr shiritin e kapitenit, shënon një autogol në minutën e 82-të, duke rikthyer avantazhin e Leverkusenit në garën drejt finales pasi rezultati i përgjithshëm shkon në 3-2.