Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 22:29

Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Një grua britanike thuhet të ketë ndjekur hapat e babait të saj dhe së fundmi ka shënuar rekord të ri botëror duke pastruar dritaret në vetëm 16.13 sekonda.

Aliscia Burrows ka pastruar dritaret ndërsa konkurronte në Manchester Cleaning Show dhe përfundoi duke mposhtur rekordin e mëparshëm për vetëm 0,15 sekonda.

Bëhet e ditur se Burrows nuk punon si pastruese dritaresh, por aftësia duket të jetë në gjakun e saj, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi babai i saj Terry “Turbo” Burrows është një pastrues profesionist dhe mban rekordin për pastrimin më të shpejtë të dritareve për 9.14 sekonda.

“Ndonjëherë shkoja në Londër me babanë tim dhe e shikoja duke punuar, merrja pjesë në shfaqjet e pastrimit të dritareve që organizoheshin nga Federata e Pastruesve të Dritareve”, tha 33 vjeçarja. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 22:29