Bullgaria e Greqia “porosi” Mickoskit / Bojko Borisov: Me Mickoskin çdoherë kam punuar mirë

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 19:25

Bullgaria e Greqia “porosi” Mickoskit / Bojko Borisov: Me Mickoskin çdoherë kam punuar mirë

Kështu siç janë të konceptuara ndryshimet kushtetuese, nuk kemi për qëllim që t’i mbështesim, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, një ditë pas fitores. Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, e komentoi fitoren.

-Shpresoj se do ta vazhdojnë perspektivën e tyre europiane. Nga ana jonë nuk kemi më ku të bëjmë më shumë lëshime, u shpreh Dimitar Gllavçev, kryeministër dhe MPJ i Bullgarisë.

-Nuk shoh se në çfarë kanë bërë lëshime, kryeministrit bullgar duhet t’i parashtrohet pyetja logjike, se çfarë është ajo në të cilën ato kanë bërë lëshime?!, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dhe përderisa Bullgaria është në ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e reja parlamentare, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë, Maqedonia të respektojë marrëveshjen e nënshkruar.

-Me kolegun nga Maqedonia çdoherë kam punuar mirë, por do u kisha bërë thirrje kolegëve, zgjedhjet kaluan, të pastrojnë retorikën dhe në mënyrë flagrante të respektojë marrëveshjen për fqinjësi të mirë të cilin e kemi nënshkruar, tha Bojko Borisov, GERB.

-Ai propozim, ajo mundësi për Maqedoninë, qëndron para tyre. Ne nuk mundemi dhe nuk do të ndryshojmë mendimin në lidhje me këtë çështje, tha Kirill Petkov, PP.

-Nuk do të lejojmë që Bullgaria të shfrytëzohet për çështje të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut. Dua t’i drejtohem zotit Mickoski, nuk do të ketë kryeministër bullgar që do të shkojë kundër interesave të Bullgarisë, tha Delljan Peevski, DPS.

-E rikujtoj Hrisitijan Mickoskin se jo çdo bullgar është maqedonas, por çdo maqedonas është bullgar. Rruga më e mirë për integrim europian të Maqedonisë është integrimi i plotë me Bullgarinë, tha Kostadin Kostadinov, Rilindja.

-Faji është tek “Vazhdojmë me ndryshim”, faji është te “Bullgaria demokratike” faji është edhe te DPS dhe GERB për shkak se e hoqën veton. Për Maqedoninë e Veriut, në këtë moment nuk ka vend në BE. Tha Toshko Jordanov, “Të ketë popull të tillë”.

Jo vetëm Bullgaria. U paraqit edhe fqinji ynë jugor. Kërkojnë që qeveria e re e Maqeonisë të respektojë Marrëveshjen e Prespës, ndërsa me këtë edhe të përdor emrit “Maqedonia e Veriut”.

-Unë personalisht nuk kam qenë dakord me Marrëveshjen e Prespës dhe veçanërisht me termat “kombi maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”. Por unë e pranova Marrëveshjen brenda vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mos dakordimit tim me Marrëveshjen, duhet ta respektoja atë. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut. Tha Kirijakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Micotakis se me “brengë” po i ndjek deklaratat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, por dhe se “me interes të madh” e pret qëndrimin zyrtar të kryeministrit të ri që të shohë “në çfarë mënyre do të përmend emrin e shtetit të tij”.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media