Mbi 1 300 ushtarë rusë të vrarë 24 orët e fundit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:59

Mbi 1 300 ushtarë rusë të vrarë 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit forcat e mbrojtjes ukrainase kanë vrarë 1 320 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar 55 sisteme artilerie dhe 15 tanke armike, sipas asaj që është deklaruar nga shefat e Shtabit të Përgjithsëm në Kiev, të cituar nga Rbc-Ukraine.

Sipas të njëjtit burim, numri i përgjithshëm i personelit ushtarak të armikut të vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt 2022 tani është 481 030.

Sipas një numërimi të agjencisë ukrainase të lajmeve, Ukrinform, dje në të gjithë frontin kanë ndodhur 104 përleshje me armikun.

”Rusët kryen shtatë sulme me raketa dhe 108 sulme ajrore. Për më tepër, më shumë se 120 vendbanime në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhya, Dnipropetrovsk, Kherson dhe Mykolaiv janë shënjestruar nga zjarri i artilerisë”, shkruan Ukrinform.

”Të paktën 1 775 civilë ukrainas që jetojnë pranë kufirit rus janë evakuuar në rajonin e Kharkiv, ku rusët kanë nisur një ofensivë tokësore”, tha guvernatori i rajonit të Kharkivit,

Ndërkoh, është shuar zjarri në depon e naftës ”Rovenki” në rajonin Lugansk të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, i goditur dje nga një sulm ukrainas.

Stafi i Ministrisë ruse për Situatat e Emergjencave tha se kishin shuar 18 zjarre në qytetin e Rovenkit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:59