Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 19:30

Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023.

Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it.

“Zveçan 29.05.2023 – NN. Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 19:30