Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:30

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Barcelona duhet të bëjë një numër të madh shitjesh në verë nëse duan të lehtësojnë barrën financiare para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Disa emra janë shfaqur si kandidatë për shitje, ku njëri prej tyre është edhe Raphinha, të cilit i ka humbur rëndësia në ekip pas formës së lartë të Lamine Yamal.

Problemi i vetëm për blaugranasit është se Raphinha nuk ka shfaqur shenja se dëshiron largimin, ani pse ajo mund të ndryshojë tani.

Mundo Deportivo ka raportuar se zgjedhja e parë e brazilianit është qëndrimi në Kataloni, ani pse ai do të konsideronte një rikthim në Ligën Premier, aty ku më herët kishte luajtur për Leeds United.

Ekipet si Tottenhami dhe Newcastle United janë lidhur më herët për një transferim të mundshëm të Raphinhas, dhe këto ekipe mund të garojnë përsëri për shërbimet e tij.

Barcelona e di se ata do të përfitonin një shumë të majme parash nga Arabia Saudite, ani pse Raphinha nuk e ka për qëllim që të transferohet në Lindjen e Mesme, kështu që ai opsion momentalisht nuk ekziston./Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Maj, 2024 21:30