Gashi pret qeveria e re të formohet nga mesi i qershorit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 21:38

Gashi pret qeveria e re të formohet nga mesi i qershorit

Angazhimi ynë dhe i VMRO-DPMNE-së është që të bëjmë përpjekje që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe personalisht mendoj se të paktën pas bisedimeve fillestare do të jetë deri në mes të qershorit – thotë kryetari i Partisë Alternative, e cila doli në zgjedhje si pjesë e koalicionit “VLEN”, përcjell FLAKA.

Sot ose nesër do të formohet një grup punues, ndoshta fillimisht do të flasim edhe një herë në nivel të kryetarëve të partive, e më pas në nivel të sekretarëve të përgjithshëm apo nënkryetarëve – thotë njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Afrim Gashi në intervistë për “360 gradë” të MRT 1.

Sipas negociatave fillestare, thotë Gashi, pritshmëria është që vendi të ketë qeveri të re deri në mesin e qershorit, sepse përkushtimi për formimin më të shpejtë të qeverisë është i “VLEN” dhe i VMRO-DPMNE-së.

“Mendoj se nga mesi i qershorit do të ketë një qeveri, e vlerësoj pas bisedës së parë që bëmë. Nëse gjërat shkojnë kështu, mendoj se do të jetë shpejt”, tha Gashi.

Sa i përket preferencave për portofol, edhe pse në takimin e parë nuk është diskutuar për këtë temë, Gashi thotë se angazhimi i tyre është që të kenë përfaqësues në portofolet që kanë të bëjnë me pesë shtyllat për të cilat kanë qëndruar në fushatën zgjedhore, si integrimi në BE, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, decentralizimi dhe arsimi. Por kjo nuk do të thotë se VLEN duhet të marrin poste ministrore në këto dikastere.

“Ne do të duam të kemi njerëz për këto dikastere, anëtarët tanë do të jenë në poste të rëndësishme, por nuk do të thotë dhe nuk ka pse të jenë ministër. Koncepti ynë do të jetë që qeveria të funksionojë si një, të ketë një program qeveritar dhe nuk ka rëndësi se si quhet ministri, nga çfarë etnie është apo nga cila parti politike është”, thotë kreu i Alternativës.

Gashi thotë se ideja e VMRO-DPMNE-së për riorganizimin e ministrive është e pranueshme.

Gashi: Do të ketë riorganizim të ministrive, duam ta zvogëlojmë numrin, të rigrupojmë…

360°: Pra, ideja e VMRO-DPMNE-së është e pranueshme për ju?!

Gashi: Po, mendoj se është e drejtë dhe është e bazuar në argumente. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 21:38