Kërkimet në arsim dhe zhvillimi profesional

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 20:25

Kërkimet në arsim dhe zhvillimi profesional

Synimi kryesor i kërkimeve arsimore reflekton në zhvillimin profesional është kërkesë themelore që ngritja profesionale të mbështetet në kërkime cilësore për të cilat ka nevojë mësuesi. Kërkimet arsimore krijojnë frymëzim dhe modele të një mësimdhënieje sa elegante poashtu edhe funksionale

Nga Prof. Xheladin MURATI

Kërkimet në arsim kontribuojnë në nxitjen e ideve dhe aftësimin e mësuesve për punë produktive, kreative dhe zhvillim profesional të mësuesit. Kërkimet si komponentë arsimore janë të rëndësishëm si për aspektin personal, ashtu edhe për aspektin profesional të bartësve të procesit arsimor. Zhvillimin profesional nga ana tjetër i vë në lëvizje kërkimet arsimore dhe ato mund të kuptohen si një formë e arsimimit permanent. Sidoqoftë ato janë pjesë e konceptit për ndryshime cilësore në arsim e mësimdhënie, përmbajtja e të cilave duhet të mbështetet në seleksionim dhe thellim të dijeve. Ngritja e cilësisë në mësimdhënie është kërkesë e vazhdueshme pedagogjike ndërsa kërkimet janë një nga faktorët që nxisin kureshtjen për të rritur nivelin e cilësisë në mësim dhe zhvillim profesional të cilat sjellin ndryshime në udhëheqjen e procesit mësimor, në profesionalizim dhe në ndërtimin e karrierës arsimore të mësuesve. Sfidat e kërkimeve reflektojnë në këto aspekte:

– Kërkimet bëhen individualisht dhe institucionalisht, por ajo që bëhet në rrugë institucionale me qëllime dhe detyra të caktuara është esenciale edhe për zhvillimin profesional.

– Njohuritë nga fusha e kërkimeve në arsim kontribuojnë edhe në rritjen profesionale të mësuesve.

– Kërkimet e vazhdueshme janë element kyç për konsolidimin e diturive, zhvillimin profesional dhe futjen e ndryshimeve cilësore në mësimdhënie.

– Zhvillimi profesional është motivim për të qenë më të mirë, për t’u ngjitur më lartë dhe për t’u ballafaquar me sfida të reja profesionale. Prandaj kërkimet në arsim e mundësojnë këtë.

 Mendoj se kërkimet janë sfida të pranishme dhe të ndërlidhura me punën mësimore të mësuesve. Gjithashtu është evident edhe nevoja dhe besimi se pritshmëritë nga kërkimet do të avancon proceset e ndërtimit të karrierës, zhvillimit profesional dhe bashkëkohësimin e mësimdhënies. Qëllimi i kërkimeve në arsim, qëllimi themelor e kryesor është investimi në arsim, në cilësinë e tij dhe zhvillimin profesional të mësuesve të cilët aspirojnë të jenë sa më profesional e cilësor në karrierën e tyre pedagogjike. Zhvillimi profesional është komponentë dhe koncept pedagogjik me synime të qarta për reformimin e procesit edukativ-arsimor. Ky zhvillim duhet të jetë gjithnjë i adaptueshëm me kërkesat bashkëkohore të arsimit dhe teknologjive mësimore. Kërkimet janë një sfidë më vete që synojnë dhe nënkuptojnë evoluimin dhe transformimin e procesit mësimor. Kërkimet në arsim duhet të kenë parasysh 5 elemente:

  1. Njohuritë e profilizuara,
  2. Proces arsimor aktiv dhe produktiv,
  3. Njohuri në bazë të mekanizmave për punë praktike,
  4. Kontrollim i progresit dhe
  5. Zhvillimin e kompetencave profesionale dhe personale të mësuesve.

Zhvillimi profesional i mbështetur në kërkime arsimore synon realizimin e pesë aspekteve themelore:

  1. Inkurajimin e mësuesve për punë cilësore dhe kërkime;
  2. Zbatimin e metodave, teknikave dhe metodologjive moderne mësimore për të mësuar dhe zhvilluar shkathtësitë;
  3. Të nxis kreativitetin në punën mësimore;
  4. Rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe
  5. Zbulimin e strategjive të reja që do ju ndihmojnë ndryshimeve në karrierë.

Mendoj se përqendrimi për t’u kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht nëpërmes kërkimeve arsimore e nxit motivimin e mësuesve për punë dhe ndihmon në tejkalimin e situatave të vështira në mësim. Duke marrë parasysh ndryshimet e vazhdueshme në nivel global, kërkimet në arsim dhe kureshtja imponohen si dy elemente boshte për të arritur sukses. Suksesi varet edhe nga investimi që mësuesi bën për vete po edhe nga institucionet përkatëse të cilat investojnë, në rastin konkret të të zhvillimit profesional mësuesve për ta përmirësuar cilësinë e punës mësimore dhe avancuar sistemin e dijeve.

Kërkimet në arsim kanë të bëjnë jo vetëm me faktin që mësimdhënia nuk duhet të jetë monotone, tradicionale por duhet të bëhet sa më bashkëkohore dhe kreative, por edhe të ndryshojë në strukturën e vlerave, konceptin e njohurive dhe metodologjive të mësimdhënies. Kërkimet në arsim, në këtë kontekst, paraqesin një nga faktorët unik me qëllim kryesor rehabilitimin e procesit arsimor, afirmimin e përvojave cilësore dhe ngritjen e nivelit metodologjik të mësimdhënies.Ndër përfitimet themelore të zhvillimit profesional si ndërmarrje pedagogjike me bazë kërkimet arsimore mund të përmendim tre elemente:

  1. Rritjen e fleksibilitetit të mësimdhënies,
  2. Qëndrimin korrekt ndaj ndryshimeve dhe risive,
  3. Ndërtimin e karrierës dhe dizajnimin e procesit mësimor.

Zhvillimi profesional ngërthen vlera të shumta dhe synon që mësuesit të jenë të informuar vazhdimisht me risitë në lidhje me prurjet e reja didaktike e teknologjike. Është me rëndësi që zhvillimi profesional (stërvitjet, seminaret, kërkimet arsimore etj.) si forma të zhvillimit profesional të përshtaten me kërkesat për bashkëkohësimin e mësimdhënies, jo të komplikojnë gjërat e qasjet . Format e ndryshme të ngritjes profesionale, që synojnë aftësimin e mësuesve qoftë për bashkëkohësimin e mësimdhënies, qoftë për qasje kërkimore- shkencore apo ridimensionimim e programim të mësimit duhet të fuqizojnë ndryshimet. Këto në radhë të parë duhet të nxisin kureshtjen sepse ato kontribuojnë në nxitjen e ideve për inovacione ristrukturimin e njohurive si dhe krijimin e kushteve për organizim të mësimit produktiv dhe hapjes së mundësive për bashkëkohësimin e procesit të të nxënit. Pavarësisht, cilat forma zbatohen në ngritjen profesionale organizatorët duhet të kenë parasysh dy elemente: 1. Hartojeni një plan apo skicë veprimi dhe 2. Caktoni objektivat specifike dhe reale për çdo temë që do të jetë në fokus të kërkimeve.

Mësuesit kanë nevojë për nxitje dhe përkrahje dhe kërkime me qëllim të ngritjes profesionale e pedagogjike të mësimdhënies. Sfidat janë atraktive dhe të shtynë drejtë përmirësimit dhe avancimit të dijes, përvojës, shkathtësive dhe karrierës. Besoj shumë që kërkimet në arsim janë një mundësi e madhe dhe një potencial i jashtëzakonshëm në ndihmë mësuesve për ndërtimin e modeleve të mësimdhënies dhe aktualizimin e proceseve kognitive të njohjes mësimore dhe shkencore. Për më tepër, jam i bindur që duke hapur rrugën e kërkimeve në arsim, mësuesit do të kuptojnë se duke investuar në dije përmirësojnë aftësitë profesionale, zhvillojnë kompetencat dhe kontribuojnë në bashkëkohësimin e mësimdhënies. Thënë shkurt dhe si konkludim, synimi kryesor i kërkimeve arsimore reflekton në zhvillimin profesional është kërkesë themelore që ngritja profesionale të mbështetet në kërkime cilësore për të cilat ka nevojë mësuesi. Kërkimet arsimore krijojnë frymëzim dhe modele të një mësimdhënieje sa elegante poashtu edhe funksionale.

Së pari, kërkimet arsimore dhe zhvillimi profesional mundësojnë të zbulohen strategji që mësuesit i ndihmon të punoj me kompetenca dhe me efikasitet në procesin e mësimdhënies. Kërkimet arsimore, në këtë kontekst, fuqizojnë zhvillimin profesional dhe ndryshimet cilësore në arsim si dhe avancojnë përparimin në karrierë profesionale.

Së dyti, në programet përkatëse të trajnimeve për zhvillim profesional duhet t’u kushtohet vëmendje më e madhe aftësimit të mësuesve për kërkime arsimore dhe ngritjen e shkathtësive dhe kompetencave profesionale. Mendoj se mësuesit duhet t’i përkrahin kërkimet, t’i bëjnë ato pjesë të punës së tyre, të duan përparimin e arsimit dhe të synojnë proces arsimo bashkëkohor.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 20:25