Një grua italiane ka filmuar një objekt misterioz mbi shtëpinë e saj, shumë besojnë se është një UFO

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 20:14 Përditësuar

Një grua italiane ka filmuar një objekt misterioz mbi shtëpinë e saj, shumë besojnë se është një UFO

Anna Ida Guida po bënte foto nga ballkoni i saj në Selle di Bulgaria, në rajonin italian të Catania-s, kur moti ndryshoi papritur. Dita me diell u kthye me re dhe Anna rrëmbeu shpejt aparatin e saj për të kapur momentin, raportoi Mirror.

Megjithatë, më vonë, ndërsa rishikonte fotot e saj, ajo vuri re diçka të pazakontë – një objekt të errët dhe të rrumbullakët që notonte mes reve. E hutuar nga fotot ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar një sërë spekulimesh.

“Nuk pashë apo dëgjova asgjë në momentin e bërjes së fotografisë. “Më vonë pashë këtë objekt, i cili më intrigoi aq shumë, saqë m’u desh të pyesja miqtë e mi në Facebook se çfarë ishte”, ka shkruar Anna.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fannaidaguida%2Fposts%2Fpfbid029pnZCvxK6bJxYbzwcEtHaDXgDrohnKbw5ztNtYPrGMScFkb2mfjDNze6sb4TnuRFl&show_text=true&width=500&is_preview=true

Fotot shkaktuan shumë vëmendje në rrjetet sociale, me njerëzit që spekulonin se çfarë mund të ishte.

Disa thanë se mund të ishte një dron, ndërsa të tjerë folën për mundësinë e vizitorëve jashtëtokësorë, duke përmendur UFO-t.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 20:14 Përditësuar