Sanksionohen 553 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 19:30

Sanksionohen 553 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shpejtësia më e madhe se ajo e lejuara ka bërë që Policia në gjithë territorin e vendit, vetëm gjatë ditës së diel, të sanksionojë 553 shoferë të automjetëve. Kështu njoftojnë nga Minstria e Punëve të Brendshme. Ata sqarojnë se disa prej tyre kanë lëvizur me 70 km më shumë se e lejuara, e disa të tjerë 50 km më shumë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

38 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, nga MPB informojnë se 251 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 327 jashtë vendbanimeve. Sipas MPB-së, kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj ata bëjnë thirrje të gjithë ngasësit e makinave që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku siç thonë, të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 19:30