“Ajo tha po”, portieri i Egnatias i propozon për martesë të fejuarës pasi fiton Kupën e Shqipërisë | VIDEO

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 22:58

“Ajo tha po”, portieri i Egnatias i propozon për martesë të fejuarës pasi fiton Kupën e Shqipërisë | VIDEO

Alen Sherri ka përjetuar një lumturi të dyfishtë mbrëmjen e sotme.

Portieri i Egnatias ngriti për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë, por ky trofe nuk ishte i vetmi burim lumturie për të.

Sherri ka bërë një gjest romantik pas përfundimit të ndeshjes.

Portieri i klubit rrogozhinas u ul në gjunjë në mesin e fushës në “Air Albania” dhe i propozoi për martesë të fejuarës së tij.

Një çast mjaft emocionues që u përmbyll me një “po” nga partnerja e Sherrit.

Një moment që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e çiftit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 22:58