Del në ankand kopertina e romanit të Harry Potter

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:00

Del në ankand kopertina e romanit të Harry Potter

Del në ankand kopertina e romanit ‘Harry Potter dhe Guri Filozofik’, i cili pritet të vendosë rekord.

Kopertina origjinale e romanit pritet të shitet deri në 600 mijë dollarë në ankandin e muajit të ardhshëm. Kjo është vlera më e lartë e vendosur ndonjëherë në një objekt të lidhur me Harry Potter, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s. Imazhi paraqet magjistarin e ri Harry Potter, gati për të hipur në trenin Hoguarts Express për udhëtimin e tij të parë në Shkollën e Shtrigërisë dhe Magjisë në Hoguorts. Ilustrimi i kopertinës u krijua nga Thomas Taylor. Kur ilustrimi u shit për herë të parë në ankand në Londër në vitin 2001, ai u shit për 106 mijë dollarë. Ilustrimi do të ekspozohet nga data 21 deri më 25 qershor, në Sotheby’s në Nju Jork. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:00