Ferrari, Red Bull dhe Mercedesi, me ndryshime të reja në pistën “Imola”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:01

Ferrari, Red Bull dhe Mercedesi, me ndryshime të reja në pistën “Imola”

Këtë fundjavë, Formula 1 do të zbarkojë në Europë, ku do të zhvillojë garën e parë të këtij sezoni në “kontinentin e vjetër”. Do të garohet në pistën legjendare të ”Imola”-s, një cirkuit i stilit të vjetër, ndaj konsiderohet i përshtatshëm për të provuar risitë e reja.

Pothuajse të gjitha skuadrat kanë zgjedhur pistën e “Imola”-s për të testuar risitë e tyre. Mes makinave që do të paraqesin modifikime janë: Ferrari, Red Bull e Mercedesi. Këto tri skuadra do të përpiqen t’i kundërpërgjigjen MekLarenit, që i solli risitë që në Majami, ku dhe fitoi.

Makina që do të ketë ndryshimet më të mëdha është Ferrari, që kërkon të mos humbasë vendin e dytë dhe të ngushtojë distancat me Red Bull-in. Por edhe Mercedes ka mjaft risi që do të provojë, për të treguar se janë në drejtimin e duhur dhe kënaqur pilotët.

Pas garave të para në Lindjen e Mesme, Azi dhe së fundi në Amerikë, skuadrat kanë kuptuar se ku duhet punuar më shumë. Ndaj, Imola konsiderohet si trampoline e duhur për t’i aplikuar ato, për të patur një paraqitje sa më të mirë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:01