Mustafa: Politizimi, një ndër shkaqet për rënien e cilësisë së arsimit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:11

Mustafa: Politizimi, një ndër shkaqet për rënien e cilësisë së arsimit

Reformat e vazhdueshme në arsim janë ndër arsyet e rënies së cilësisë së arsimit në vendin tonë. Politizimi i institucioneve arsimore në të gjitha nivelet, si dhe tekstet e dobëta shkollore, janë gjithashtu faktorë që çojnë në uljen e cilësisë në arsim vlerëson ish profesori Avzi Mustafa.

“Testimet ndërkombëtare dëshmojnë se ne nuk jemi askund dhe prandaj ne duhet të vetëdijesohemi që të dalim nga kjo e keqe që e ka kapluar popullin tonë…. kjo ndodh tek ne sepse jemi skajshmërish të politizuar dhe e dyta nuk formohet një komision i cili do të jenë njerëzit më eminent që e njohin këtë problematikë dhe të ulën të diskutojnë se nuk qëndron ajo që sa më tepër të kemi shkolla, ndërtesa, universitete kur ato nuk japin atë që duhet”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor.

Sipas profesorit Mustafa, për të qenë në hap me boten e përparuar në aspektin e cilësisë së arsimit, patjetër që politika duhet të qëndrojë larg udhëheqjes së institucioneve arsimore.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Për të qenë në hap me botën e përparuar duhet të kemi parasysh disa metrika apo kushte dhe për mua është më kryesore se kush i udhëheq ato institucione, ato udhëhiqen nga njerëzit që janë partiak dhe vendoset nga partia; e dyta që është shumë me rendësi, reputacionin e fakulteteve, sa është mobiliteti i studentëve, si është raporti ndërmjet fakulteteve dhe studentëve, edhe aty po çalojmë, varet se kujt ia japim notën kujt nuk ia japim”, tha Avzi Mustafa, profesor.

Për profesorin Mustafa, përveç se në vendin tonë, shqetësues është fakti që asnjë universitet nga Shqipëria dhe Kosova, Mali i Zi nuk është ranguar në renditjen e 2 mijë universiteteve më të mira, nga Qendra e universiteteve botërore.

Ndërkaq universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2,000 universitete më të mira në botë për vitin 2024. Por ky rangim ka shënuar ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesë në botë janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:11

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?