Rritje e shfaqjet kinematografike në Maqedoninë e Veriut, shumica e tyre janë të huaja

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:26

Rritje e shfaqjet kinematografike në Maqedoninë e Veriut, shumica e tyre janë të huaja

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 janë realizuar 12 596 shfaqje kinematografike, ndërkohë është regjistruar rritje e numrit të shfaqjeve, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022, numri i shfaqjeve kinematografike filmike është rritur për 11.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2023 janë regjistruar 350 637 vizitorë në shfaqje kinematografike, ndërsa numri i shfaqjeve filmike ka arritur në 1 027. Shumica e vizitorëve (317 153) janë të huaj, sikurse edhe shumica e shfaqjeve filmike (749).

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 18 kinema.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 20:26