“Dita e familjes”, ekspertët: Çiftet e reja më shumë rëndësi i japin karrierës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 19:31

“Dita e familjes”, ekspertët: Çiftet e reja më shumë rëndësi i japin karrierës

Shënohet Dita Ndërkombëtare e familjes. Ekspertët vlerësojnë se për dallim nga e kaluara çiftet e reja tani më shumë rëndësi i japin karrierës.

“Fokusi i të rinjve vihet fillimisht në arsimim dhe më pas në karrierë. Tek ne nataliteti akoma nuk ka arrit në shkallë negative sikurse në vendet evropiane, por në dekadën e kaluar ka filluar dukshëm të bie dhe kemi gjithashtu rritje të numrit, rreth 13 për qind të familjeve me një prind, që paraqet një ndryshim të dukshëm nga regjistrimet e mëparshme”, deklaroi Irena Aviroviq Bundalevska – Udhëheqëse e Institutit për Studime Familjare.

Ndërsa, sipas Tanja Josimovska mësuese e ciklit të ulët tha se komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit është shumë i rëndësishëm që fëmija të ketë zhvillim të drejtë.

“Është shumë e vështir, jo vetëm të jesh prind por të jesh edhe mësues. Për çdo rast prindërimi është një nga detyrat dhe pozitat më të shtrenjta që dikush mund t’i posedoj. Megjithatë edhe si mësues, personalisht mund të them, hasim në shumë vështirësi, megjithatë është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit. Derisa kemi bashkëpunim të fortë dhe stabil, komunikim me ta, atëherë fëmija do të ketë zhvillim të drejtë, arsimin dhe edukatë të duhur”, deklaroi Tanja Josimovska, mësuese.

Në ditën ndërkombëtare të familjes, Institutin për Studime Familjare pranë Fakultetit Filozofik e vizituan nxënës të shkollave fillore ku me vizatimet e tyre shënuan Ditën Ndërkombëtare të Familjes. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 19:31