Palevski ekstradohet, dërgohet në burgun e Shutkës 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 22:14

Palevski ekstradohet, dërgohet në burgun e Shutkës 

I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, Ljupço Palevski-Palço, ka mbërritur në Shkup me një fluturim komercial nga Stambolli.

Palevski është ekstraduar sonte nga Turqia me një fluturim të rregullt nga Stambolli për në aeroportin e Shkupit dhe pak më parë është dërguar në burgun e Shutkës.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (15.05.2024) zyrtarët policorë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të MPB-së në bashkëpunim me policinë turke kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Republika e Turqisë të Ljupço Palevskit. (59) nga Shkupi, për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Personi është transferuar në burgun e Shuto Orizarës në Shkup.(INA)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 22:14