Pas Brazilit, përmbytet Argjentina dhe Uruguai

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 09:00

Pas Brazilit, përmbytet Argjentina dhe Uruguai

Gati 4,000 njerëzve u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre në disa qytete në Argjentinë dhe Uruguai për shkak të përmbytjeve në të ditëve të fundit, nga moti i keq.

Sipas buletinit meteorologjik nga Sistemi Kombëtar i Emergjencave Uruguaian, në të gjithë vendin, 3,352 banorë, në të paktën nëntë departamente, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Rajoni më i prekur është ai i Paysandu, në kufi me Argjentinën, ku janë zhvendosur 1569 persona.


Ndërkohë në Argjentinë, dalja nga shtrati e lumit Uruguai shkaktoi evakuimin e të paktën 568 personave në qytetin e Concordia, ku bashkia u kërkoi banorëve të shmangnin zonat e goditura nga përmbytjet për arsye sigurie.

Moti i keq prej javësh ka goditur dhe Brazilin, ku përmbytjes në jug të vendit kanë shkaktuar mbi 150 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe dëme të mëdha materiale.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 09:00