Spaleti e konfirmon, Italia humb një nga yjet e mesfushës para Europianit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 20:37

Spaleti e konfirmon, Italia humb një nga yjet e mesfushës para Europianit

Mesfushori italian Nikolo Zaniolo do të mungojë në Kampionatin Europian të ardhshëm të futbollit për shkak të lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes së fundit nëq kampionat mes Aston Villa dhe Liverpuli.

Ish-lojtari i Romës, që luan në Premier Ligë me Aston Villa, si i huazuar nga Gallatasaraj, ka pësuar një mikrofrakturë në këmbë. Një dëmtim që do ta lërë 24-vjeçarin jashtë fushës për të paktën një muaj. Një goditje e rëndë kjo për kombëtaren “azzurre”, që luan në Europian si kampionë në fuqi. Italia është një nga rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, bashkë me Kroacinë dhe Spanjën.

Ndërkohë, trajneri i Italisë, Luçiano Spalletti, tha se skuadra e Europianit është 70-80% e bërë. Duke folur për dëmtiin e Zaniolo, ai e konfirmoi skenarin më të keq.

“Mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij, por rezultatet e testeve nuk lanë asnjë shpresë për turneun”.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Maj, 2024 20:37