Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 09:14

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë copa metali. Ky është njoftimi që është dërguar në Shqipëri nga portali RASFF i Bashkimit Evropian i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton një risk në zinxhirin ushqimor.

Ky sistem alarmi ka vënë në dijeni Agjencinë e Kontrollit të Ushqimit (AKU) se pas analizave të kryera në biskotat “Milka”, më konkretisht emri i produktit është “MILKA XL Cookies” me datë skadence 20.07.2024 dhe me bar-kodin e poshtë shënuar: 7 622300 786687, është konstatuar prezenca e copëzave metalike.

Sipas AKU, këto biskota janë futur në vendin tonë, por rezulton se e gjithë sasia është shitur.

Edhe pse alarmi ushqimor duhet të ngrinte në këmbë AKU-në, ky institucion në asnjë nga rrjetet sociale nuk e ka publikuar këtë njoftim për konsumatorët.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 09:14