Koopmeiners kushton 60 mln euro, Liverpulli fillon negociatat

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 09:52

Koopmeiners kushton 60 mln euro, Liverpulli fillon negociatat

Teun Koopmeiners është një nga objektivat e parë të Liverpullit për sezonin e ardhshëm. Trajneri i ardhshëm i “Të Kuqve”, Arne Slot, ka konsideron futbollistin e Atalantës një elemente shumë të rëndësishëm për të ridimensionuar mesfushën.

Sipas medias italiane, tashmë kanë nisur kontaktet e para mes klubit anglez dhe atij italian për vlerën e kartonit të holandezit.

Koopmeiners ka qenë gjithashtu objektiv i Juventusit prej disa kohësh, por Liverpooli, ka forcë më të madhe ekonomike për të përmbushur kërkesat e bergamaskëve. Bëhet fjalë për 60 milionë euro, shumë që familja Perkassi, pronare e Atalantës, kërkon për kartonin e lojtarit.

Tashmë mbetet të kuptohet se cilat do të jenë lëvizjet e Juventusit, si dhe vullneti i lojtarit. Por Liverpulli është në avantazh, sepse Slot e njeh shumë mirë Koopmeinersin, pasi e pasur nën urdhrat e tij tek AZ Alkmaar.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 09:52