Mickoski: Koalicioni “Maqedonia jote” ka arritur të sigurojë 61 mandate deputetësh

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Maj, 2024 19:15

Mickoski: Koalicioni “Maqedonia jote” ka arritur të sigurojë 61 mandate deputetësh

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se koalicioni “Maqedonia jote” ka arritur të sigurojë 61 mandate deputetësh. Pa dashur të zbulojë se kush janë 3 deputetët, Mickoski tha se bisedimet me ta janë drejt fundit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së theksoi se edhe përkundër sigurimit të shumicës nuk do të tërhiqet nga bisedimet me koalicionin Vlen për formimin e Qeverisë së re. Mickoski tha se është optimist se së bashku me partnerët koalicionues do të arrijnë të sigurojë shumicë prej dy të tretave me qëllim të rikonstruimit të kabinetit qeveritar.

“Mund të them se si VMRO-DPMNE dhe koalicion “Maqedonia jote” po përfundojmë bisedimet me disa deputetë, të cilët nuk janë pjesë e këtij koalicioni. Me sukses konsoliduam 61 deputetë. Nuk mund të flas se kush janë këta 3 deputetë shtesë. Koalicioni “Maqedonia jote”, përveç 58 deputetëve, do të ketë 61 deputetë, por kjo nuk do të na tërheqë nga bisedimet e ardhshme me koalicionin “Vlen”. Bisedimet, sipas asaj që më informuan, është se po shkojnë në drejtim të duhur. Jemi optimist se së bashku me partnerët e koalicionit do të arrijmë të konsolidojmë dy të tretat në Kuvend për shkak të synimit që të rikonstruohet kabineti qeveritar”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Maj, 2024 19:15