Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 19:35

Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Prej 10 maj deri më 16 maj janë regjistruar gjithsej 44 raste të reja me kollën e keqe në vend, me rritje të trefishtë krahasuar me shtatëditorin e periudhës së mëhershme. Dei më 16 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 597 raste me kollën e keqe, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) publikuar pasdite.

Në lidhje me shpërndarjen gjeografike, pjesa më e madhe e 44 rasteve të reja, janë regjistruar të gjitha në kuadër të epidemisë në Shkup – 39, pesë raste nga Kumanova dhe një nga Prilepi. Mosha e pacientëve vijon nga tre muaj deri në 77 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha pesë deri në nëntë vjeç. Nga 44 rastet e reja, pesë janë shtruar në spital.

“Shpërndarja e gjinisë rezulton se 283 persona janë meshkuj, ndërsa 314 femra”, theksohet në raportin e ISHP-së.

Nga Instituti rikujtojnë se në vazhdim janë dy epidemi, të raportuara në territorin e Shkupit dhe të Kumanovës.

Nga 18 janari deri më 16 maj, janë dhënë gjithsej 47.982 doza të vaksinave që përmbajnë komponentë kundër kollës së keqe.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 19:35