Gjykata Penale, nisin procedurat për gjykimin e Palevskit, Burgu i Shutkës: Palevski, i izoluar nga të burgosurit tjerë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 22:04

Gjykata Penale, nisin procedurat për gjykimin e Palevskit, Burgu i Shutkës: Palevski, i izoluar nga të burgosurit tjerë

Ljupço Palevski ka propozuar emrat e tre avokatëve që dëshiron ta përfaqësojnë atë në hetimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Burgu hetues e ka përcjellë kërkesën e tij në Gjykatën Penale të Shkupit, prej ku thonë se lëshojnë të gjitha lejet lidhur me procesin, si dhe janë përcjellë edhe kërkesat për angazhim të avokatëve të lartpërmendur.

Përveç kësaj, Gjykata Penale ka pranuar edhe njoftimin për ekstradimin e tij, pas së cilës Palevski do të merret në pyetje për rrethanat e paraburgimit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake në koordinim me prokurorin publik kompetent do të lëshojë urdhër për arrestimin e të dyshuarit për dënimin e tij lidhur me rrethanat në propozimin e Prokurorit Publik për caktimin e masës së paraburgimit, kurse për vendimin e marrë, opinioni do të njoftohet në kohë të duhur.”, thonë nga Gjykata Penale.

Në ndërkohë, Palevski është duke vuajtur 30 ditë paraburgim nën sigurinë maksimale në burgun e Shutkës. Një mjek ka vlerësuar edhe gjendjen e tij shëndetësore, thonë nga burgu i Shutkës.

“Janë bërë kontrolle shëndetësore nga personeli mjekësor, ku është konstatuar se nuk ka ndonjë sëmundje. Është i izoluar nga të burgosurit e tjerë dhe nuk ka asnjë kontakt me asnjë nga të burgosurit e tjerë, nuk mund të shihet e as të takohet më ndonjërin prej tyre. Në hapësirën ku gjendet ai, në korridoret janë vendosur një numër i përcaktuar i rojeve dhe vetëm ata e shfrytëzojnë kartelën për hyrje në atë korridor. Nuk kemi asnjë lloj vërejtjeje, as ai nuk ka ndonjë vërejtje e as nuk është ankuar për lëndime.”, – theksoi drejtori i burgut të Shutkës, Filip Andonov.

Se kur do të merret në pyetje Palevski për provat që e lidhin me vrasjen e dyfishtë, Prokuroria për momentin nuk e zbulon. Ata përsërisin se hetimi është në fazën përfundimtare, pas së cilës do të vijojë vendimi i prokurorit publik. (TVM2)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 22:04