Spanja ndalon ankorimin e anijeve që transportojnë armë për Izraelin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 21:22

Spanja ndalon ankorimin e anijeve që transportojnë armë për Izraelin

Spanja nuk do të autorizojë anijet që transportojnë armë për Izraelin që të hyjnë në portet e saj.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i vendit, Jose Mauel Albarel, i cili edhe ka dhënë disa detaje rreth këtij vendimi.

Spanja ka refuzuar të lejojë një anije të ankorohet në portin juglindor të Kartagjenës.

Anija ishte e para që iu mohua qasja në një port spanjoll, tha kryediplomati spanjoll.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 21:22