Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll, për herë të parë Voska në finale

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:42

Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll, për herë të parë Voska në finale

Voska Sport më 22 maj për herë të parë do të luajë në finale e Kupës së Maqedonisë. Në këtë ndeshje ai do të luftojë për këtë trofe kundër ekipit të Tikveshit, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndeshje e shumëpritur për ekipin shqiptar nga Ohri, do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ndeshja do të fillojë prej orës 19:00.

Ekipi nga Ohri është përkujdesur që gjithë mbështetësit e ekipit të tyre të kenë bileta falas.

Para kësaj ndeshje, Voskën e pret edhe një sfidë nesër. Ata do të përballen me Gostivarin, për të siguruar vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, kampionat ku për herë të parë arriti të marrë pjesë.

Ndryshe, më 17 prill në kuadër të Kupës së Maqedonisë në futboll, u luajtën dy gjysmëfinalet kthyese, ku Voska e eliminoi Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Tikveshi e eliminoi ekipin tjetër shqiptar, KF Shkupin.

Fitues i Kupës së Maqedonisë në vitin 2023 ka qenë Makedonija Gj.P., pasi në finalen e zhvilluar më 20 maj të vitit 2023 kishte arritur të fiton Strugën Trim&Lum përmes penaltive.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:42