Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Luan Aliu takohen me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 09:39 Përditësuar

Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Luan Aliu takohen me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, drejtori i Kulturës Kushtrim Zeqiri, janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

“Bashkë me deputetin Luan Aliu, drejtorin e DKRS dhe mikun tonë Ismet Sylejmani, ishim për vizitë te kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se pak ditë para se të bëhej kryeministër, duke qenë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në kryeministri.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se kishte takim miqësor me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, asistentin këshilltar, Hekuran Rapuca dhe Ismet Sylejmanin. Ishte kënaqësi e sinqertë.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 09:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media