ASHMAA: Heshtje zgjedhore për shkak rivotimit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:42

ASHMAA: Heshtje zgjedhore për shkak rivotimit

Për shkak përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024, në shtatë vendvotime në Njësitë 5 dhe 6 zgjedhore, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i njofton transmetuesit nacional dhe radiodifuzerët të cilët emetojnë program në rajonin e Ohrit, Krushëvës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës, se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore e cila fillon sonte pas mesnate dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 më 22 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet (vlerësohet), transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose janë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media