Dinari, Lajçak i gatshëm që t’i takojë sërish Bislimin e Petkoviqin

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:40

Dinari, Lajçak i gatshëm që t’i takojë sërish Bislimin e Petkoviqin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të javës së shkuar për dinarin mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Me anë të një postimi në Facebook ku ka përmbledhur takimet e javës që lamë pas ku përmend edhe mosarritjen e marrëveshjes mes palëve për dinarin.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë”.

“Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, shkruan Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Kosova dhe Serbia as në takimin e 15 majit nuk arritën pajtueshmëri për temën e dinarit.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:40