Është ndërprerë puna e “Bechtel dhe Enka” në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 21:00

Është ndërprerë puna e “Bechtel dhe Enka” në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir

Të ndalohet shpërthimi i Bechtelit dhe Enkës, nga të cilat po na shemben shtëpitë, po ashtu janë në rrezik edhe burimet e ujit të pijshëm për Prilepin. Banorët e fshatit Oreovec të Prilepit, kanë disa ditë që protestojnë me këto kërkesa, ndërsa sot kanë bllokuar rrugën lokale për në fshat, duke mos lejuar që makineritë të hyjnë në kantier, përcjell FLAKA.

Ata akuzojnë se askush nuk i ka vënë në dijeni se këtu Bechtel dhe Enka do të gërmojnë lëndë të parë, për ndërtimin e autostradave për korridoret 8 dhe 10D.

Banorët thonë se që nga shpërthimi, një nga nëntë burimet e ujit të pijshëm është i papërdorshëm. Në rrezik janë edhe insektet që ndodhen në këtë zonë, por edhe kisha e dëmtuar tashmë.

Rrugët Shtetërore thotë se gërmimi është në përputhje me licencat, miratimet dhe koncesionet e marra. Nga këtu do të nxirret guri për ndërtim vetëm në magjistralen Prilep – Manastir, thonë nga NPRRSH dhe mohojnë që minimi të bëhet aq afër objekteve, siç thonë banorët.

“Kompania që kryen shpërthimin, pavarësisht se nuk është përgjegjësi e saj, duke vepruar me përgjegjësi, 24 orë para shpërthimit ka njoftuar gojarisht banorët e fshatit Oreovec. Gjithashtu kontrollohet ndikimi i çdo shpërthimi. Ndërtesa më e afërt nga vendi i shpërthimit është saktësisht 706 metra larg, në këtë pikë vendosen instrumente matëse që masin zhurmat dhe dridhjet, sipas të cilave shihet se edhe vibrimet edhe zhurmat janë minimale”, thonë nga Rrugët e Shtetit.

Ndërkohë, banorët e Oreovecit kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën do të kërkojnë rishikimin e ligjit që lejon Bechtel dhe Enka të minojnë dhe do të kërkojnë nga gjykata vlerësimin e dëmeve të deritanishme.

Para disa muajsh, banorët e fshatrave Banjicë e Poshtme dhe e Epërme të Gostivarit protestuan kundër ndërtimit të bazës Bechtel dhe Enka, për shkak të së cilës u morën tokat bujqësore. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 21:00